Tirana shkatërron gjithë skuadrën kampione të Shqipërisë, që solli titullin e 26-të. Nëse nga ekipi ikin edhe Taulant Seferi, Devid de Silva dhe Visar Bekaj nga kampionët mbeten shumë pak njerëz.
Kështu, Ismajlgeci, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Limaj dhe Xhixha janë “mohikanët” e mbetur të kampionëve dhe dy lojtarë që nuk kanë qenë gjithmonë titullarë.
Deri tani kanë ikur Totre, Ngo, Toli dhe Hoxhallari, ndërsa në horizont janë edhe tri largime të tjera. Në gjithë këtë vorbull Tirana zbrazet nga yjet e saj dhe duhet të ndryshojë si stilin e lojës edhe ekipin.
Arena e Lajmit