KAMPIONATI “5X5”/ Prestige B kalon raundin e parë të “play off”-it (VIDEO)

Prestige B ka prerë biletën që të dërgon mes 16 ekipeve më të mira në kampionatin “5×5” që organizon Federata Shqiptare e Futbollit.

PRESTIGE B

Prestige B ka kaluar me sukses raundin e parë të “play off”-it, teksa dje ka mposhtur skuadrën Albrail. Pas një barazimi spektakolar në shifrat 4-4, Prestige B u tregua më i saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke siguruar edhe kualifikimin.

NDESHJA – Prestige B si gjithnjë e filloi lojën duke kërkuar menjëherë golin. Skuadra luan mirë, me një qarkullim të dendur topi, të shoqëruar me ndërrime pozicionesh nga lojtarët pas çdo pasimi.

Por kur pritej goli nga Prestige B, erdhi befasia, teksa Albrail kaloi përpara duke shfrytëzuar një kundërsulm të shpejtë në minutën e tetë.

Megjithatë, dy minuta më vonë, Hysko riktheu baraspeshën, pas një kombinimi me Vashën. Në të 13-ën, portieri Kasa u “dhuron” një top kundërshtarëve, me ekipin Albrail që shënon golin e dytë.

Por menjëherë kundërpërgjigjet Prestige B, teksa Kurpali gjuan bukur nga distanca me shifrat që shkojnë 2-2. Në fundin e pjesës së parë, Çakrri me një goditje të saktë nga një pozicion diagonal realizon golin e tretë për Prestige B.

Në pjesë e dytë Prestige B mendon të administrojë më tepër se ta mbyllë takimin. Kjo strategji nuk rezulton shumë e goditur, pasi Abrail i përmbys shifrat në 3-4.

PRE

Por në momentet e fundit, skuadra reagon dhe Vasha më një të majtë potente vendos baraspeshën 4-4, duke e dërguar sfidën te penalltitë.

Nga pika e bardhë Prestige B tregohet më i saktë dhe fiton 2-1, ku protagonistët e golave janë Hysko dhe Xhaferi. Sot do të jetë radha për ekipin e parë të Prestige, teksa në orën 19:00 do të përballet me skuadrën Sony AD.

Arena e Lajmit


KAMPIONATI “5X5”/ Prestige B kalon raundin e parë të “play off”-it (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook