‘Kushtetuesja’ shqyrton kërkesën e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, ja çfarë u vendos

Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese pas seancës së sotme ka njoftuar rreth vlerësimeve të zhvilluara.

Në një komunikim zyrtar bëhet me dije se në ‘Kushtetuesja’ shqyrtoi kërkesën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të shkronjës “d”, paragrafi i pestë, të nenit 511 të Kodit të Procedurës Civile ( KPC), sipas të cilit “ d) kur titulli ekzekutiv, për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit, është akt për dhënie kredie bankare ose detyrime monetare. Gjykata duhet të parashikojë kamatat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare” .

Ndër të tjera bëhet me dije se u vendos:

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare mbi bazë dokumentesh kërkesën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të shkronjës “d”, paragrafi i pestë, të nenit 511 të Kodit të Procedurës Civile ( KPC), sipas të cilit “ d) kur titulli ekzekutiv, për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit, është akt për dhënie kredie bankare ose detyrime monetare, Gjykata duhet të parashikojë kamatat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare” .

Lidhur me këtë çështje, Gjykata vlerësoi sa më poshtë:

5.1 kamatat ligjore janë pjesë e konceptit kushtetues të pronës private;

5.2 formulimi i dispozitës së kundërshtuar detyron gjykatat që në procedurën e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit për kontratat bankare të kredisë konsumatore, që i hap rrugën ekzekutimit të detyrueshëm të tyre, të përllogarisin kamatat ligjore sipas ligjit nr. 48/2014. Në këtë mënyrë, dispozita duket se bën të zbatueshme të njëjtat rregulla ligjore për kamatat me ato të titujve ekzekutivë “kredi bankare” për qëllime të veprimtarisë tregtare, ndonëse këto dy kategori kredimarrësish janë të ndryshëm.

5.3 formulimi i dispozitës së kundërshtuar ia delegon pa përjashtim përllogaritjen e kamatave ligjore për titujt ekzekutivë “kredi konsumatore” dhe “kredi tregtare”, rregullave të ligjit nr. 48/2014, ndonëse ky i fundit shprehimisht përjashton nga fusha e zbatimit të tij detyrimet apo pagesat që rrjedhin nga kontratat me konsumatorët. Në këtë mënyrë, dispozita e kundërshtuar nuk përmbush kriterin e parashikueshmërisë të kërkuar nga parimi i sigurisë juridike në rastin e ndërhyrjeve që bën ligjvënësi në të drejtat kushtetuese, përfshi të drejtën e pronës.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “a”, 134, pikat 1, shkronja “dh” dhe pika 2, nenit 145, pika 2, të Kushtetutës, si dhe neneve 68, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,

VENDOSI:

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Arena e Lajmit

‘Kushtetuesja’ shqyrton kërkesën e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, ja çfarë u vendos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook