“Bashkim me pazare, jo”/ Noka: Sot jemi si në ’90, në luftë për votën e lirë! Zheji: Ju thoni ‘kemi shumicën e partisë’, mbajeni mo. S’e kuptoni që duhet të merrni votat e…

Debat

Në emisionin “Open” në News24 ka pasur debate dhe diskutime në lidhje me dështimin e bisedimeve për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gjatë bisedës në studio Noka tha se situata sot është si në ’90, në luftë për votën e lirë.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Duhet të pranosh bazarinë pra.

Noka: PD ka Kryesi ka Këshill Kombëtar, Grup parlamentar, nuk ekziston fare Këshill Drejtues në PD.

Zheji: % e tyre barazohet me 50 %.

Noka: Këshilla drejtues me zarfe. Unë dua të kem demokratët, me demokratët fitoj. Fiton ai që ka qytetarët me vete, pa flamurin, pa gazin , pa Enkelejdin.

Zheji: Nuk duhet të jenë demokratët, por shumica e qytetarëve të Tiranës. Këtë nuk kuptoni ju. Ju thoni kemi shumicën e partisë, mbajeni mo partine aty e kemi. Ti duhet të marrësh votat e tyre, votat e partisë i ke ti mo. Mbaji mo. Unë them për Tiranën, tu thua kam partinë, mbaje partinë aty e ke.

Noka: Ke një gabim Zheji, unë sot dua t’u them shqiptarëve, vota është ajo që vendos jo Këshillat Drejtues, vota. Kush thotë të zhdukim votën dhe të zëvendësohet vota e demokratëve me Këshill ka problem. Ju thoni të bëjmë bashkim me pazare. Jo. Bashkim me pazare, jo.

Zheji: U duhen votat e atyre, po jo ata

Noka: Pazar nuk mund të bëjmë. Ata kërkuan pazare.

Dritan Hila: Nëse do kishit qeft ë shkonit drejt fitore do të bënit bashkim me ta. Keto zgjedhje lokale me këtë përcarje keni për të dalë më keq.

Noka: Ne bëmë përpjekje që ata të inkorporohen. Hajde me krahë hapur dhe jo me kushte

Dritan Hila: Tani, hajde këtu moj qenë.

Eno Bozdo: Elementin e primare për mënyrën se si ka rrjedhur gjëja nuk e shmangim dot.

Kush është përgjegjës për këtë situatë, ?

Noka: Nëse ne kemi vendosur kushte, atëherë jemi ne të pandershëm

Dritan Hila: Ata caktuan Gaz Bardhin për provokim sepse ka qenë më i ashpër ndaj grupit tuaj.

Noka: Ata sollën zotin Bardhi që nuk ka lënë të zezë pa thënë, ata dërguar një njeri që nuk ka artikuluar asnjë akuzë. Vullneti ynë është tërësisht i hapur. Një ditë të bukur del një letër me kushte dhe thotë Alibeaj po nuk u pranuan këto s’ka asgjë ndryshim. Një nga kushtet është asgjësimi i votës, po ne për këtë po luftojmë Ramën. Ne sot jemi si në ’90, në ;luftë për votën re lirë.

Arena e Lajmit

“Bashkim me pazare, jo”/ Noka: Sot jemi si në ’90, në luftë për votën e lirë! Zheji: Ju thoni ‘kemi shumicën e partisë’, mbajeni mo. S’e kuptoni që duhet të merrni votat e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook