Armando Broja pritet të jetë pjesë e Çelsit për sezonin e ardhshëm me sulmuesin e Kombëtares që duket se ka bindur teknikun Tomas Tuhel. Por duket se jo të gjithë janë në mendimin se qëndrimi i 20-vjeçarit është ideja më e mirë me ish-sulmuesin e Aston Vijës dhe Anglisë, Gabriel Agbonlahor që është shprehur se presioni për Brojën në klub mund të jetë shumë i madh.
“Nuk ka kuptim pse Çelsi nuk po kërkon për sulmues të tjerë. Broja bëri mirë të Sauthempton, por nuk ishte një sezon i plotë.
Është ndryshe, presioni këtu te Çelsi për të mund të jetë shumë i madh.
Çelsi duhet të hidhet në merkato, nëse pyes njerëzit askush nuk është i emocionuar për skuadrën që ata kanë në sezonin e ardhshëm.”, u shpreh Agbonlaor.
Arena e Lajmit