Andrea Dervishi, që mbeti i bllokuar mes shkëmbinjve në kanionin e Holtës është shpëtuar nga shërbimi zjarrfikës.
Gazetari Shkëlzen Henkoja tha për “BalkanWeb” se 43-vjeçari banues në Belsh ishte duke vizituar me miqtë e tij vendet turistike, ndërsa më pas mbeti i bllokuar midis shkëmbinjve për shkak të terrenit të vështirë.
Por falë ndërhyrjes ka arritur të shpëtohet.
Njoftimi:
Më datë 14.01.2023, rreth orës 18:35, në vendin e quajtur “Kalaja e Tërvolit”, shtetasi A. D., rreth 43 vjeç, banues në Belsh, duke vizituar me miqtë e tij këto vende turistike, ka mbetur i bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimi zjarrfikës, janë nisur në ndihmë të tij.
Arena e Lajmit