Ecuria e gjatë e rezultateve pozitive, skuadra e mbrojtësit të Kombëtares arrin statistikën e veçantë në Serinë A

Salernitana arriti të fitonte mbrëmë sfidën e prapambetur ndaj Venecias me shifrat 2-1, duke e dërguar në 5, rezultatet pozitive radhazi.

SALERNITANA

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, skuadra nga Salerno falë fitores ndaj Venecias, ndodhet aktualisht jashtë zonës së rënies nga Seria A, për të parën herë që nga 28 gushti 2021, 250 ditë distancë nga sot.

Skuadra e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Frederik Veselit, në elitën e futbollit italian në 5 ndeshjet e fundit ka koleksionuar, 4 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje, duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 17 me 29 pikë në total.

– Arena e Lajmit


Ecuria e gjatë e rezultateve pozitive, skuadra e mbrojtësit të Kombëtares arrin statistikën e veçantë në Serinë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook