Arsenali i Mikel Artetës, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premier Ligën angleze. “Topçinjtë”, mposhtën në javën e parë të kampionatit vendasit e Kristal Palas me rezultatin e pastër 0-2.
Braziliani Martineli zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 0-1 të Arsenalit, teksa në minutën e 85-të, mbrojtësi i Kristal Palas, Guehi, shkaktoi autogol në portën e tij, duke vulosur përfundimisht shifrat në 0-2.
Në javën e dytë të Premier Ligës, Arsenali do të presë Lestërin në shtëpi, teksa Kristal Palas do të përballet me Liverpulin në “Anfield”
FT Kristal Palas 0-2 Arsenal
Martineli 20′, Guehi (autogol) 85′
GOLI I MARTINELIT: VIDEO
AUTOGOLI I GUEHI: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
Arena e Lajmit