Tre orë diskutime/ “U frymëzuam nga burrat e mençur të Mirëditës”, Alibeaj: Kryesia na mbështeti. Vijojmë punën për organizmin për zgjedhjet lokale

Capture

Pas 3 orësh diskutime me Kryesinë, ku të pranishëm ishin përkrahës të tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj doli në një prononcim për mediat.

Ai ka shpjeguar se kanë siguruar mbështetjen e kryesisë dhe se do të vijohet me punën për organizimin për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Mbledhja sot , 3 orë dhe nuk mjaftonin,. kishte kohë që nuk ishte mbledhur Kryesia. Mbledhje informuese, për qëndrimin e grupit parlamentar. Kryesia unanimisht mbështeti qendrimet e Grupit Parlamentar gjatë kësaj kohe. Kryesia e mbështeti dhe tashmë do vijohet me organizmin e zgjedhjeve, të premten një tjetër mbledhje kryesie, për ecjen para në zgjedhjet lokale.

Kam qenë i pari që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Qendrimi i grupit i mbështetur nga Kryesia mori frymëzimin nga qëndrimi i përfaqësuesve në Mirditë. kemi qenë e jemi për një kandidat fitues, të demokratëve të bazës. Duhet të shkojmë në zgjedhjet lokale për të fituar. Nuk duhet lejuar të ndikohen nga ndasia lart. Grupi Kryesia e Kolegji i kryetarëve, zgjidhje të tilla të mençura”, tha Alibeaj.

Arena e Lajmit

Tre orë diskutime/ “U frymëzuam nga burrat e mençur të Mirëditës”, Alibeaj: Kryesia na mbështeti. Vijojmë punën për organizmin për zgjedhjet lokale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook