Vrasja në Sukth/ Zbulohet detaji që mund të ndihmojë policinë, autorët u larguan me një “GLE” gri. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes (Video)

Durres Vrasja Ok

Një 48-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Sukth, Durrës.

Arben Mërkuri Ismaili u qëllua brenda dyqanit të tij në qendër të Sukthit. Gazetarja Klodiana Lala duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se autorët kanë qenë me një automjet tip GLE, ngjyrë gri me targa AB 128. Makina është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes teksa forca të shumta policie janë vënë në kërkim.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku shihen forcat e policisë që kanë rrethuar zonën ku ndodhi krimi.

Vrasja në Sukth/ Zbulohet detaji që mund të ndihmojë policinë, autorët u larguan me një “GLE” gri. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook