Dashi:
Keni një vendosmëri të madhe, përpiquni ta shfrytëzoni këtë energji për të realizuar një projekt pune që do të jetë i rëndësishëm në të ardhmen.
Demi:
Gjërat vijnë duke u rikuperuar nga mbrëmja, planifikoni diçka të këndshme me partnerin/en tuaj.
Binjakët:
Vitaliteti juaj nuk do të kalojë pa u vënë re dhe do të mund të gëzoni miratimin e drejtuesve dhe menaxherëve në punë.
Gaforret:
Mund të relaksoheni më në fund pas një jave punë të lodhshme. E nëse jeni në çift, organizoni diçka të këndshme me partnerin/en.
Luani:
Mos lejoni që lodhja të kthehet në dembelizëm, përfitoni nga dita e bukur për të kaluar kohën jashtë!
Virgjëresha:
Sfidat janë aty dhe ju jeni favoritë: dëshironi të përfshiheni dhe kjo është dita e duhur për ta bërë këtë.
Peshorja:
Të tjerët do ta vënë re vitalitetin tuaj dhe do të ngjallni jo pak kuriozitet dhe tërheqje prej disave.
Akrepi:
Bëni mirë të armatoseni me diplomaci dhe të gjitha sikletet do të fashiten. Mos bëni polemika.
Shigjetari:
Sot mund të jepni më të mirën! Përgjegjësitë nuk ju trembin dhe tani është momenti sepse në punë do të vijnë sfida të reja.
Bricjapi:
Fërkime të mundshme me shenjën e Peshqve. Mundohuni të jeni më të mirëkuptueshëm.
Ujori:
Në punë, nuk është gjithmonë e nevojshme të bëni gjithçka menjëherë, nëse është e nevojshme, delegoni disa përgjegjësi.
Peshqit:
Së fundmi disa shqetësime familjare po ju nervozojnë. Mundohuni të relaksoheni dhe shkëputeni mendjen.