E rëndë në Tiranë, hidhet nga kati i dytë i banesës 33-vjeçari, ndërron jetë në vend

Ambulance

Një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i banesës së tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Farë të Vogël në Tiranë.

“Më datë 16.01.2023, në Farkë të Vogël, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. Gj., 33 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, komunikon policia.

Sakaq, te Komuna e Parisit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, në rrugë, shtetasi F. D., 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E rëndë në Tiranë, hidhet nga kati i dytë i banesës 33-vjeçari, ndërron jetë në vend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook