Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar ndryshimet në akademinë Vllaznia për sezonin 2022-2023, ku një prej risive është emërimi i ishkapitenit, Gilman Lika, në postin e trajnerit të ekipit U-17, teksa si ndihmës do të ketë Denis Zmijanin.
Në krye të U-19 do të jetë Edmond Doçi, ndërsa zv.trajner, Malvin Meçarovi. Në ekipin U-15 trajner është caktuar Fatjon Hasanaj dhe ndihmës i tij, Haris Dalipi. Tek U-14 do të drejtojnë Arben Parmeza dhe Gjon Kola. Ndërsa U-13 i është besuar Brikeno Bizin me ndihmës Gjengis Bandullën. Grupmoshat më të vogla, U-9 dhe U-11 do të drejtohen nga Luan Zmijani dhe Ylad Pirani.
Trajnerë portierësh në akademinë kuqeblu do të jenë Elis Dervishaj dhe Ali Shpuza, ndërsa përgatitës atletikë, Fation Kadia dhe Ivo Shestani. Këtë sezon risi do të jetë edhe caktimi i një seleksionuesi talentesh. Klubi ka emëruar në këtë detyrë Astrit Premçin, ish-kapiten i Vllaznisë kampione të vitit 1998, që prej vitesh punon me moshat.
Arena e Lajmit