Empoli i Nedim Bajramit dhe Ardian Ismajlit është eliminuar nga Kupa e Italisë pas disfatës ndaj Spalit me rezultatin 1-2.
Të dy futbollistët e Kombëtares e nisën si titullarë sfidën për ta humbur atë vetëm në kohën shtesë me 90 minutat e rregullta që u mbyllën në barazim 1-1.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Torino e Etrit Berishës siguroi kualifikimin në raundin tjetër pas fitores 3-0 ndaj Palermos.
REZULTATET:
Empoli 1-2 Spal
GOLAT
Torino 3-0 Palermo
Arena e Lajmit