Ançeloti planifikon Realin e sezonit të ri, pak ndryshime për mbrojtjen e titullit

Reali i Madridit e dominoi tërësisht garën për titullin kampion në sezonin e kaluar, nga fillimi në fund. Ndërkohë që kampionët nisen si favoritë për mbrojtjen e trofeut në sezonin e ri.

real madrid

Për vetë Realin, sezoni i ri pritet të jetë një sfidë më vete, pasi nuk arrin të fitojë dy herë radhazi titullin në La Liga që nga sezoni 2007-2008. Për të arritur këtë objektiv, Reali i Madridit ka vendosur të mos shpenzojë shumë në merkato.

Trajneri Ançeloti ka vendosur t’i besojë skuadrës që fitoi në sezonin e kaluar, duke shtuar këtu vetëm dy blerje, mbrojtësin Rydiger dhe mesfushorin Orelië Tçuomeni. Pjesa e tjetër janë të njëjtët, me përjashtim të të larguarve si Marselo, Bejl e Joviç, pa zbritur te të tjerët.

Arena e Lajmit


Ançeloti planifikon Realin e sezonit të ri, pak ndryshime për mbrojtjen e titullit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook