“Mund të ishte parandaluar vdekja”, nëna e Lear Kurtit mes lotësh pas raportit të Avokatit të Popullit: Djali iku në duart e policisë!

Nena E Learit 24

Fatmira Mustafaj, nëna e Laer Kurtit e ka të pamundur të mos qaj sa herë përmend djalin e saj, i cili ndërroi jetë në komisariatin nr3. në kryeqytet.

Pas raportit të bërë publik  nga Avokati i Popullit, në një intervistë për News24, nëna e të ndjerit tha se djali i saj nuk kishte probleme shëndetësore. Ajo tha se djali i saj ka ikur nga duart e policisë.

“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali i m ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di. Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjeshtë nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, u shpreh ajo.

“Mund të ishte parandaluar vdekja”, nëna e Lear Kurtit mes lotësh pas raportit të Avokatit të Popullit: Djali iku në duart e policisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook