Edhe pse në moshën 37-vjeçare, LeBron Xhejms vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të NBA. Së fundmi atij i ka ardhur një ofertë faraonike që duket e parezistueshme.
85.6 milionë dollarë për dy vite për të rinovuar me skuadrën e Los Anxhelos Lejkërsave.
Siç bëjnë me dije mediat amerikane, të dyja palët janë pranë akordit dhe duket se “Mbreti” Xhejms do të jetë pjesë e Lejkërsave dhe për dy vite të tjera.
Ai u bashkua me këtë skuadër në vitin 2018, dhe në vitin 2020, ai drejtoi ekipin drejt titullit kampion në NBA.
Arena e Lajmit