Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medicines 2”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit A. M., në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.