Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se ditën e nesërme në orën 10:00 i gjithë biznesi do jetë në protestë.
Berisha në postimin e tij bashkangjiti edhe udhëzimet për bizneset të cilat do t’i bashkohen protestës së nesërme, ndër të cilat shkruhet se duhet të mbyllin qepenat e të ndërpresin shërbimin duke iu bashkaur tubimit.
Ndër arsyet e protestës Berisha ka listuar rritjen e çmimit të energjisë, naftës dhe taksave, amnistinë fiskale dhe rritjen e kostove për hapjen e bizneseve ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Nesër, në ora 10:00, i gjithë biznesi në protestë! sb