Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek debati për shqiptarëve që ikin emigrantë kryesisht në Britaninë e Madhe. Nga Lushnja, Rama tha se shqiptarët që ikin kanë të drejtë të kërkojnë më shumë.
“Ata që ikin kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. A gjejnë apo jo më shumë, kjo është çështjes tjetër. Si hyjmë kësaj. Ishim më parë në një fabrikë mermeri, që ishin disa punëtorë që ishin kthyer. Por të flasësh me paqe e nder dhe të tregosh se ‘fshati po vdes, dhe njerëzit nuk kanë bukë të hanë’, por këto eksporte kush po i bëjnë? Të vdekurit. Puna e njerëzve nuk lindi me qeverinë tonë, por njerëzit ishin në hall të madh. S’kishte pika grumbullimi.”, tha Rama.
Madje Rama ka kujtuar dhe një thënie të gjyshes të tij të ndjerë.
“Thoshte gjyshja ime; komshi i lumtur, shtëpi e lumtur. Zhvillimi i pikave të grumbullimit në Lushnjë, ka bashkuar totalisht PS me PD. S’mund të vijë politika të bëjë punët këtu. Të futen mollët në sherrin politik. Më vjen mirë që të gjithë grumbulluesit, edhe ata të PD po ia marrin PS dhe qeverisë së saj produktin. Perfekt. Aq më tepër sot kur kuptohet se PD është bërë si ato mallrat që ta kthen pika e grumbullimit.”, tha ai.