Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, konfirmoi se Antoni Marsial do të mungojë në ndeshjen e parë të Premier Ligës kundër Brajtonit si pasojë e një problemi muskulor, por refuzoi të konfirmonte nëse në vend të tij do të luante titullar Kristiano Ronaldo.
Mungesa e sulmuesit francez i lë “Djajtë” me vetëm Ronaldon dhe Rashfordin kandidatë për ta zëvendësuar, në rast se tekniku holandez nuk eksperimenton me një 9 false, ashtu siç ka bërë gjatë fazës përgatitore.
Megjithatë, sulmuesi portugez, i cili ka kërkuar të largohet nga klubi dhe ka luajtur vetëm 45 minuta në këtë fazë përgatitore, në miqësoren kundër Vajekanos, nuk është 100% fizikisht për tëluajtur 90 minuta.
I pyetur nëkonferencën përpara sfidës të së dielës nëse Kristiano do të zëvendësojë Marsialin, Ten Hag u përgjigj: “Të shohim të dielën”.
Ai shtoi se është shumë i lumtur që ka 37-vjeçarin në skuadër dhe e kaatë pjesë të planeve të tij. Në lidhje me kohën e riaftësimit të Marsialit, holandezi shtoi se nuk ka ende një datë: “Është gjithnjë e vështirë ta thuash, por unë shpresoj që të mos mungojë shumë gjatë. Por ne do t’i kemi zgjidhjet për ta zëvendësuar”.
Arena e Lajmit