“Anglia e di”, akuza e fortë e Berishës: Në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll, TIMS i rrënuar. Aeroportet, porta eksporti të krimit

Sali Berisha Sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi akuza të forta në lidhje me sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale në vend, ku theksoi se tashmë kufiri në Shqipëri nuk punon më.

Duke u ndalur dhe te fenomeni i ikjes së shqiptarëve, Berisha tha se këtë fakt Britania e di. Sipas Berishës, aeroporti është bërë portë eksporti i krimit.

“Sistemi E-Albania u hackeruan nga hackerat e qeverisë që s’ka ligj as moral. Hackerat nxorën në treg rrogat dhe postet e SHISH, duke kërcënuar dhe sigurinë e NATO-s. Në treg u nxorën dhe të dhënat e patronazhistëve. Në treg u nxorën rrogat para se të nisin hackerat. Hackerat e tyre ndërhynë. Ky ishte agresion që e dënoj me të madhe. Sistemi TIMS u hakërrua nga bandat kriminale të mbështetura nga lart. sistemi Memex u hakërrua nga bandat kriminale për të hequr emrin e tyre. Në kufirin shqiptar nuk ka më kontrolle. Drejt Londrës kanë vërshuar dhe vërshojnë nga Shqipëria kriminelë, jo vetëm shqiptarë por dhe nga vende të tjera, pasi sistemi TIMS është rrënuar. Nga është dhënë alarmi i madh. S’jam dakord ndaj shprehjeve ndaj shqiptarëve, por të vërtetën duhet ta shohim në sy.”, tha Berisha.

“Anglia e di”, akuza e fortë e Berishës: Në kufirin shqiptar nuk ka më kontroll, TIMS i rrënuar. Aeroportet, porta eksporti të krimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook