Hasan Salihamixhiç duket thjesht i pandalshëm në këtë verë merkatoje. Teksa ka mbyllur shumë shpejt tratativat Mane dhe De Ligt, boshnjaku ka tërbuar së fundmi edhe drejtuesit e Borusias së Dortmundit.
Me anë të një lëvizjeje tepër sekrete, “Sport 1”, nënvizoi mëngjesin e djeshëm se shefi i zbuluesve të talenteve të verdhezinjve, Markus Pilava, do të jetë brenda orëve të ardhshme një prej ekspertëve që i shtohet klubit bavarez.
Madje, në mbrëmje edhe “Kicker” kishte marrë konfirmime mbi lajmin në fjalë.
Arena e Lajmit