Berisha tregon programin e PD: 100 euro subvencion për çdo student, përgjysmim të tarifave të universiteteve

Berisha Sali

Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi sot një pjesë të programit të kësaj force politike për të rinjtë.

Sipas tij, siç ndodhi në Kosovë, edhe në Shqipëri çdo student do të subvencionohet me 100 euro, ndërkohë që tarifat e universiteteve do të përgjysmohen.

“Të rinjtë po afrohen dhe do marrin rol gjithnjë e më të madh. PD është e Rithemeluar dhe rithemelimi  i saj është vendimtar. Janë këto primare ku kanë vendosur të garojnë dhe unë i ftoj sa më shumë të rinj të garojnë për qytetarë të parë të bashkive. një seri departamentesh po krijohen dhe intelektualë të rinj kanë marrë drejtimin dhe janë interesuar në këto apartamente. do ketë një ripërtëritje të elitës politike të PD-së.

Ju shtroni pyetjen që po ikin studentët, ne kemi një program emergjence kundër varfërisë, vendosjen e minimumit jetik, dyfishim rrogash dhe pensionesh, subvencionim të çdo studenti me 100 euro, atë që bëri Kosova, përgjysmim të të gjitha tarifave të studentëve. do ketë një program, në epiqendër të ekonomisë shqiptare do të vendosen ëndrrat e të rinjve që përqendrohen sot në HiTech. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme dhe ka çdo gjë të mundshme”, tha Berisha.

Berisha tregon programin e PD: 100 euro subvencion për çdo student, përgjysmim të tarifave të universiteteve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook