Një nga më të spikaturit sezonin e shkuar, mesfushori i jep fund aventurës me Tomorin

Mesfushori Alfred Zefi, një nga futbollistët më të spikatur të Tomorit, dhe klubi beratas nuk kanë gjetur dot akordin financiar. Kjo ka bërë që lojtari të ndërpresë bashkëpunimin me beratasit.

tomori korabi

Vetë mesfushori ka rrëfyer për “Panorama Sport”, se gjithçka është ndërprerë me dakordësinë e të dyja palëve, pasi ai nuk ka mbetur i kënaqur me kushtet e ofruara nga drejtuesit e Tomorit.

“Kisha vendosur që pas eksperiencës time të parë me Tomorin, kjo skuadër të ishte sërish zgjedhja e parë. Por, me sa duket jo çdo gjë varej nga unë. Isha në bisedime me drejtuesit sa i takon anës financiare për sezonin e ri, por gjërat nuk funksionuan si duhet dhe nuk ramë dakord. Pretendimet e mia financiare, që i mendoja të realizueshme, nuk u plotësuan nga klubi. Asnjë nga palët nuk toleroi dhe tani mua nuk më mbetet tjetër veçse të deklaroj largimin nga Tomori. Aktualisht jam në kontakt me tri skuadra të tjera, që kanë shprehur interes për shërbimet e mia. Gjithsesi, Tomorit i uroj suksese në sezonin e ri. Një urim i veçantë shkon për tifozërinë e mrekullueshme beratase”, u shpreh Zefi.

– Arena e Lajmit


Një nga më të spikaturit sezonin e shkuar, mesfushori i jep fund aventurës me Tomorin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook