Mesfushori i Realit i përgjigjet sulmuesit të Liverpul, Kasemiro: E pranojmë sfidën e Salah

Mohamed Salah ish te një nga figurat kyçe herën e fundit që Liverpuli dhe Reali i Madridit u përballën në finalen e Champions-it, por jo për arsyet që ai do të kishte shpresur.

KASEMIRO

Finalja e Kievit në 26 maj 2018 mbylli një prej sezoneve më produktive të sulmuesit egjiptian. Ai e mbylli me 44 gola, përfshirë 5 në Champions dhe tifozët e kuq i kishin sytë tek ai për të thyer mbrojtjen e Realit në Ukrainë. Por historia përfundoi krejt ndryshe. Në një duel me Serxho Ramosin, mbrojtësi spanjoll i shkaktoi një faull që i nxori shpatullën.

Dhe finalja e Champions-it për Salahun përfundoi në lot pas vetëm 25 minutash. Ramos, i cili më 28 maj nuk do të jetë në finalen e Parisit, do të jetë gjithmonë një emër i urryer për tifozët anglezë për atë që i bëri Salahut. Dhe egjiptiani nuk e ka harruar ende. Pasi Liverpuli preu biletën në finale, ai tha për Rio Ferdinand gjatë intervistës për “BT Sport”:

“Dua të luaj kundër Realit, sepse kemi humbur një finale kundër tyre”. Pasi kjo u bë realitet të mërkurën, ai nxitoi të bënte një postim në “Twitter” ku shprehte hapur dëshirën për hakmarrje: “Kemi një llogari për të zgjidhur”.

Por nëse më 28 maj nuk do të ketë përballë Ramosin, sot te PSG-ja, në fushë do të ketë një tjetër luftëtar, Kasemiron.

Mesfushori brazilian u pyet pas kualifikimit në finale se çfarë mendonte për dëshirën e Salahut për një revansh në finale dhe ai e pranoi sfidën e sulmuesit:

“Të gjithë janë të lirë të zgjedhin se si u pëlqen që të luajnë. Tani ai ka shansin për të marrë hakmarrjen e tij. Por çdo ndeshje është e ndryshme. Është një finale dhe ne duhet ta respektojmë Liverpulin. Do të jetë një ndeshje e vështirë”.

ANDROKLI DRALO-Arena e Lajmit


Mesfushori i Realit i përgjigjet sulmuesit të Liverpul, Kasemiro: E pranojmë sfidën e Salah

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook