Mesfushori titullar i Milanit, Sandro Tonali, pësoi një dëmtim ditën e djeshme në miqësoren ndaj Viçencës, teksa ka bërë me “dhumbje koke” trajnerin Pioli. Sipas raportimeve të mediave italiane, Tonali pritet të mungojë afro 1 muaj.
Kuqezinjtë ishin duke fituar me rezultatin 4-1, në ‘Stadio Romeo Menti’ kur Tonali rrëshqiti dhe u zgjat shumë, duke lënduar pjesën e brendshme të këmbës së majtë.
Lojtari i acaruar doli duke çaluar nga fusha dhe drejt e në dhomat e zhveshjes. Milani do të zbresë në fushë më 13 gusht kundër Udinezes në “San Siro”, më pas viziton Atalantën më 21 gusht, Bolonjën më 27 gusht, Sasuolon më 30 gusht dhe Interin më 3 shtator.
Arena e Lajmit