Presidenti i Republikës Bajram Begaj ditën e nesërme do zhvillojë një takim me ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesen e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Greenfiel njihet si një zë i fuqishëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa ende nuk është bërë me dije se cila është arsyeja konkrete e kësaj vizite në Tiranë.
Njoftimi i plotë:
Nesër në orën 09:15, Presidenti i Republikës SH.T.Z Bajram Begaj do të mirëpresë në një takim Ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, Përfaqësuesen e SHBA në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Mediat e interesuara të bëjnë të ditur praninë e tyre paraprakisht dhe të paraqiten jo më vonë se ora 08:45 në Presidencë.
Faleminderit!
Arena e Lajmit