Goditi me thikë ish-gruan dhe i vodhi celularin dhe një shumë parash, në kërkim i riu në Vlorë

Policia Vlore

Një i ri në Vlorë është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se goditi me thikë ish-gruan dhe i vodhi asaj një shumë lekësh dhe celularin.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 31-vjeçarin me inicialet Xh. K., banues në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISE
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në subjektin në të cilin ishte i punësuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Goditi me thikë ish-gruan dhe i vodhi celularin dhe një shumë parash, në kërkim i riu në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook