Roma luan sot ndeshjen e fundit miqësore të përgatitjeve për Serinë A, e cila fillon në javën e ardhshme. Verdhekuqtë e Murinjos kanë bërë lëvizje të rëndësishme gjatë kësaj vere dhe duan të provojnë sa më parë një rreshtim që të jetë i gatshëm për të kthyer këtë ekip në pretendent për katër vendet e para që të çojnë në zonën e Ligës së Kampioneve.
Marash Kumbulla ka qenë shpesh jashtë planeve të Murinjos për formacionin titullar, por tekniku portugez sot i ka besuar një fanellë nga minuta e parë mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare në sfidën që Roma luan ndaj Shakhtar Donjeck. Një mundësi për të parë në veprim futbollistin shqiptar, edhe nga klubet të cilat kërkojnë shërbimet e tij në merkaton e verës.
FORMACIONET ZYRTARE
ROMA: Rui Patricio; Mançini, Kumbulla, Vina; Çelik, Pelegrini, Matiç, Spinacola; Dibala, Zaniolo; Abraham.
SHAKHTAR DONJECK: Trubin; Matvijenko, Konoplia, Krivtisov, Bondar, Mikhajliçenko, Sudakov, Mudrik, Vakula, Durasek, Kulakov.
Arena e Lajmit