Alvaro Morata është kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Juventusit, që po kërkon një sulmues për të përforcuar repartin e avancuar. Bardhezinjtë duan që të rikthejnë përsëri spanjollin në radhët e tyre, por këtë herë Atletiko Madrid nuk dëshiron ta huazojë për një tjetër sezon.
Por lojtari i ka treguar trajnerit Masimiliano Alegri pse duhet të bindë drejtuesit që të bëjnë një sforco ekonomike për të blerë përfundimisht kartonin e tij, pas huazimeve të njëpasnjëshme. Në miqësoren e sotme mes Juventusit dhe Atletiko Madrid, ka qenë pikërisht Morata protagonisti kryesor në pjesën e parë, duke shënuar 2 gola për skuadrën e tij. Ai tundi rrjetën që në minutën e 10 të ndeshjes e më pas dyfishoi shifrat kur regjistrohej minuta e 43 e sfidës.
Furia e spanjollëve nuk do të ndalej as në pjesën e dytë, kur Alegri ndryshoi disa nga titullarët. Tomas Lemar shënoi shpejt golin e tretë me një goditje dënimi pasi Morata me lëvizjen e tij mashtroi portierin, ndërsa në fund të sfidës, ishte Mateus Kunja ai i cili shënoi golin e rezultatit përfundimtar 4-0.
Juventus-Atletiko Madrid 0-4
10’, 43’ Morata, 62′ Lemar, 90’+4′ Mateus Kunja
VIDEO GOLI I PARË I MORATA
VIDEO GOLI I DYTË I MORATA
VIDEO GOLI I LEMAR
GOLI I KUNJA
Arena e Lajmit