Mançester Siti e ka nisur kampionatin anglez me një fitore ndaj Uest Hem dhe me gjurmën e menjëhershme të Erling Haland në futbollin britanik. Ashtu siç kishte bërë me Salcburgun e Dortmundin, edhe këtë herë ylli norvegjez ka shkëlqyer në ndeshjen e tij të parë në kampionat me ekipin e ri.
Loja e skuadrës së Guardiolës ishte e shkëlqyer, duke i dhënë mundësinë norvegjezit që të depërtonte vazhdimisht në mbrojtjen kundërshtare. Në një sulm të tillë, ai fitoi një penallti të cilën e transformoi më pas vetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës. Në pjesën e dytë, erdhi edhe goli i dytë i norvegjezit me “qytetarët”, duke u bërë kështu lojtari i dytë në historinë e klubit, pas Serxhio Agueros, që debutonte në kampionat me dygolësh.
Këto dy gola mjaftuan për suksesin e skuadrës së Guardiolës e cila e nis me hapin e duhur kampionatin ku tashmë falë edhe Haland, cilësohet përsëri favoriti i paduskutueshëm për t’u mundur në garën për titullin kampion.
Uest Hem 0-2 Siti
Haland 35′ (P), 65′
GOLI I DYTË I HALAND
GOLI I HALAND
Arena e Lajmit