Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të jenë protagonistë në futbollin kroat me paraqitjet e tyre e padyshim edhe me golat që shënojnë. Në ndeshjen e sotme mes Lokomotiv Zagreb dhe Rijekës, sigurisht që nuk mund të mungonte kontributi i lojtarëve kuqezi, pasi në radhët e dy skuadrave luanin 5 futbollistë shqiptare,
Çokaj, Mersinaj dhe Smakaj luanin nga minuta e parë për Lokomotiv, ndërsa te Rijeka ishin Selahi e Karrica që zbritnin që në start në fushën e lojës. I pari që u bë protagonist ishte mesfushori Çokaj, cili në minutën e 19 me një gjuajtje nga jashtë zonës, shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0 të skuadrës së tij.
VIDEO GOLI I ÇOKAJT
Ndërkohë, Karrica iu përgjigj nga ana tjetër me një gol po aq spektakolar në minutën e 35-të, pasi ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke shkurtuar përkohësisht diferencën për ekipin e Rijekës.
VIDEO GOLI I KARRICES
Sfida përfundoi me shifrat 3-1 për ekipin e Lokomotiv Zagreb, me Indrit Tucin i cili u aktivizuan në pjesën e dytë dhe dha asistin për golin e tretë të ekipit të tij.
Arena e Lajmit