“Shkëmbi i Presidentit” në Jezercë, Ilir Meta rrëfen në “Dola te Ola” historinë e veçantë  

787878745548784587

Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta rrëfeu në programin “Dola te Ola” historinë shumë interesante sesi një shemb në malin e Jezercës ka marrë emrin ‘Shkëmbi i Presidentit’.

Ai tha se një djalë që bën guida, i cili quhet Dardan, mori përsipër që ta çonte në malin e Jezercës. Ish-presidenti rrëfeu se ngjitja në Jezercë ishte shumë e vështirë dhe e rrezikshme, ndaj një pjesë e mirë e grupit nuk arritën që të ngjiteshin.

“Dardani ishte i jashtëzakonshëm, hipi në një shkëmb, diku 3-4 metra, dhe pas tij kishte humnerë”, tha Meta, teksa tregoi se më pas e kishte pyetur nëse edhe ai mund ta bënte një gjë të tillë.

Kreu i Partisë së Lirisë rrëfeu se me shumë vështirësi arriti të ngjitej në majë të shkëmbit, duke zbuluar se problemin më të madh e kishte hasur në zbritje.

Nga ajo ditë ai shkëmb në Jezercë quhet “Shkëmbi i Presidentit”.

Ish-presidenti Meta gjithmonë i ka ushtruar ecjet në natyrë, por në program ai ndau edhe pasione të tjera, siç janë volejbolli, shtanga, pingpongu, apo edhe futbolli, për të cilën më shumë spikat si një tifoz i zjarrtë.

Meta foli gjithashtu edhe për dashurinë që ka për kafshët, sidomos për macen e tij Sashën të cilën e konsideroi si pjesëtare të familjes.

“Shkëmbi i Presidentit” në Jezercë, Ilir Meta rrëfen në “Dola te Ola” historinë e veçantë  

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook