Kupa e Italisë po dhuron surpriza mjaft interesante që në raundet e para të saj dhe menjëherë ka pasur eliminime të bujshme të skuadrave të Serisë A të cilat mendohej se mund të ecnin në garë. Pas eliminimit të Empolit dhe Leçes, sot e kishte radhën një tjetër ekip i elitës së futbollit italian t’i jepte lamtumirën turneut.
Në mënyrë të papritur, Bari ka eliminuar nga gara një nga surprizat në sezonin e kaluar në Itali, Veronën, duke e mundur me rezultatin e thellë 1-4 me përmbysje. Në fakt, Lazanja i dha avantazhin Veronës që në minutën e 16 dhe mendohej se do të ishte një sukses i thjeshtë për këtë skuadër. Por Folorunsho dhe Kedira përmbysën shifrat pa mbaruar pjesa e parë e sfidës me golat e tyre.
Kedira shënoi përsëri me penallti pak minuta pas pushimit dhe me golin në minutën e 78, vulosi tregolëshin personal dhe suksesin e papritur 4-1 të ekipit të tij që vazhdon kësisoj në turin tjetër të turneut.
Arena e Lajmit