Filip Kostiç është gjithmonë e më pranë Juventusit. Edhe ditën e djeshme ka pasur kontakte të reja mes klubeve për të përfunduar operacionin që do të dërgojë në Torino serbin e Eintrahtit të Frankfurtit dhe tani diferenca është zvogëluar në 3-4 milionë euro.
Mbrojtësi i majtë është prej kohësh në shënjestrën e bardhezinjve që duan ta mbyllin tratativën brenda së martës, ndërkohë që gjermanët kërkojnë ta kenë në skuadër edhe ditën e mërkurë përballë Real Madridit, në finalen e Superkupës së Europës.
Ajo që ngelet për të përcaktuar tani janë detajet e fundit, pasi transferimi i Kostiçit në Itali duket tashmë i sigurt.
Arena e Lajmit