Gjykata e Faktit në Gjirokastër ka vendosur masën e arrestit 40 ditor në ngarkim të Kleanthi Laçit, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.
Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli, e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës. Nga ana e tij mësuesi ka mohuar te ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.
Pas paraqitjes se provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhenë vendimin me 40 dite paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuaje fill pasi te dale nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga ku dhe kurohet pas dhunës se ushtruar ndaj tij te dielën e kaluar prej vëllait te njërës prej minoreneve te pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.
Arena e Lajmit