Çështja e zëvendësuesit të Perisiç mbetet e hapur te Interi me teknikun e zikaltërve Simone Inzagi që duhet të zgjedhë se kujt do ti besoj krahun e majtë të mesfushës ndaj Leçes mes Robin Gosens dhe Federiko Di Markos.
Gjermani niset si i favorizuar në hierarkinë e zikaltërve, por problemet e fundit që ka shfaqur me formën fizike kanë shqetësuar Inzagin i cili po mendon të mos e aktivizojë Gosens nga minuta e parë.
Në këto kushte pritet që Di Marko ta startojë sfidën ndaj Leçes me italianin që është testuar në miqësoret e fundit në atë rol ku ka bërë shumë mirë, me Inzagin që pritet ti besojë krahun e majtë në ndeshjen e parë të Interit në Serinë A për këtë sezon.
Arena e Lajmit