Mbyllja e kolegjit turk, Berisha akuza Ramës: Terrorizoi fëmijët! Do t’u ndihmojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare

878787878878545787

Kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se PD do mbështesë çdo përpjekje dhe se do ta ndjekë çështjen në institucione ndërkombëtare, duke siguruar se do të kërkojnë specialistë për të parë mundësitë e ndërhyrjes.

Gjithashtu ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po u bën terror fëmijëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju falënderoj për këtë betejë që ju keni bërë. Në radhë të parë për fëmijët tuaj, por është betejë për fëmijë në tërësi dhe është më fisnikja që mund të bëjë një qytetar një prind shqiptar. Ai që nuk dorëzohet para fëmijës është vite drite larg njerëzores, njeriut dhe nuk ka shembull më të shëmtuar se kjo që ka ndodhur me fëmijët tuaj. Se cili ishte shkaku ne e denoncuam që në fillim. Ju po luftoni për një kauzë të drejtë të fëmijëve tuaj dhe të fëmijëve në tërësi. Unë i kam ndjekur përpjekjet tuaja dhe natyrisht për një njëri që sillet si antiprind, se vetë ai e ka një fëmijë të vogël.

Por problemi i tij është se gjithçka ai e ka në funksion të pushtetit të tij se një urdhër të tillë ai nuk mund ta pranonte kurrë. Terroristë janë ata që terrorizojnë psikologjikisht fëmijët, Ju keni një problem ai i gjykatave që është problem themelor i Shqipërisë. Nuk ka gjykatës në botë që i thotë vetës njeri i liri që nuk vendos në emër të ligjit në favor të fëmijëve, çfarë gjykatësi është ky. Janë mjerane në duar të një njeriu i zhveshur nga çdo gjë? Ai persekutim që thatë ju shpreh shpirtin e ish babait Dajos që kërkonte dhe ai i fuste tanket dhe studentëve në vite ’90. Kjo racë është, ky soj është. Ja mbyll kopshtin fëmijëve dhe i ndjek prapa. Ky nuk ka kufi. Është e papranueshme, shkelmimi i sovranitetit është i papranueshëm. Tani kemi problemin çfarë zgjidhje, ne do të përpiqemi t’u ndihmojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Do të kërkojmë specialistë dhe të shohim cilat janë mundësitë e ndërhyrjes, por një vend që hap negociata me BE, një vend anëtar i NATO-s, që kryeson Këshillin e Sigurimit, ju garantoj që do të mbështesim çdo përpjekje tuaj, në radhë të parë për fëmijët tuaj.

Arena e Lajmit

Mbyllja e kolegjit turk, Berisha akuza Ramës: Terrorizoi fëmijët! Do t’u ndihmojmë në të gjitha institucionet ndërkombëtare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook