Mbyllja e kopshtit “Zubeyde Hanim”/ “S’di sa do shtrëngoja grushtet që mos ta godisja nëse do e bënte me fëmijën tim”, Luçiano Boçi-prindërve: Na keni në krahë!

Luciano Boci

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka deklaruar se mbyllja e kopshtit “Zubeyde Hanim”, i ka prekur prindërit në gjënë më të shtrenjtë, tek fëmija.

Në një mbledhje me këto prindër, ai u shpreh se PD do të jetë aty për të mbështetur çdo nismë që ata do të mendojnë si efektive, duke specifikuar se nuk bëhet fjalë vetëm për protestat.

Ai shtoi se duhet tejkaluar vetja në atë që po ndodh, duke mos parë vetë atë që ndodh me fëmijët tanë, por edhe atë që ndodh me fqinjin.

“Jemi të lënduar e të revoltuar se jeni prekur në gjënë më të shenjtë e dashur, fëmija, arsyeja pse punojmë, e luftojmë, e në fund çdo investim i yni ka një emër, fëmijë. Goditja e tyre, akt vasaliteti i hapur i pështira ndaj sovranitetit, por kurrë në asnjë rast nuk kanë prekur e arritur tek fëmija si në rastin e këtij kopshtit. Është model sjellje antinjerëzore e një qeverive armike e qytetarit.

Rama e bëri, nuk po e shaj por po e denoncoj me ju.

E vë veten time në veten tuaj dhe nuk di sa do shtrëngoja grushtet për ta goditur nëse do ta bënte me fëmijën tim. Nuk po them që duhet ta bëni ju, se ka mekanizma të tjerë. Shqetësimet tuaja kanë qenë dhe tonat.

Takimi i sotëm është për çdo bëjmë më tej. Nuk mjaftojnë fjalët duhen akte. Duhet të koordinojmë veprimin tuaj human me tonin politik për ti vënë fre vendimeve të tilla. Tani që veprimi abuziv erdhi tek fëmijët duhet të ulërasim jo vetëm për të protestuar, por edhe për të ndryshuar realitetin politik në vend.

Duhet të tejkalojmë veten, me atë që ndodh jashtë nesh.

Ne do na keni në krahë për çdo nismë për ti dhënë përgjigjen e duhur Ramës, jo vetëm në rrugët ligjore, por në çdo rrugë që mendoni se është efektive”, tha ai.

Arena e Lajmit

 

Mbyllja e kopshtit “Zubeyde Hanim”/ “S’di sa do shtrëngoja grushtet që mos ta godisja nëse do e bënte me fëmijën tim”, Luçiano Boçi-prindërve: Na keni në krahë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook