Nga kontrolli në banesën e Ramazan Rrajës tek arrestimi i Akil Nerjakut, si u zhvillua aksioni Top sekret nga SPAK

Capture

Akil Nerjaku një nga emrat e njohur të botës së krimit është arrestuar pas një operacioni Top Sekret të kryer me urdhër të SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala tha për Balkanweb se Nerjaku njihet për lidhje e tij me bandën e Durrësit.

Gjithashtu gazetarja Lala raportoi se janë firmosur pesë urdhër arreste të gjithë për persona me rekorde dhe të përfshirë në krimin e organizuar.

“Në kuadër të një aksioni që është mbajtur Top sekret nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar News24 ka mësuar se ditën e djeshme është vënë në pranga Akil Nerjaku, emër i përfolur i botës së krimit për momentin në Durrës. Një njeri me shumë dritëhije por që i mbijetoi edhe një atentati të mirë-organizuar vitin e kaluar. Burime të besuara pranë Prokurorisë së Posaçme ndonëse zyrtarisht ky institucion nuk ka folur ende thonë se janë firmosur pesë urdhër arreste të gjithë për persona me rekorde dhe të përfshirë në krimin e organizuar.

I pari prej tyre i arrestuar është Akil Nerjaku të cili i është zhvilluar edhe kontroll në banesën e tij dhe në disa banesa ku mendohej se qëndronte gjithashtu janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur. Prokuroria e Posaçme deri tani ka vendosur të mos reagojë me këtë aksion që është zhvilluar paralelisht në fshatin Nikël të Krujës aty ku është kontrolluar banesa e Ramzan Rrajës, nipit të deputeti socialist Rrahman Rraja.

Hetimet duket se kanë derivuar nga një çështje e mëparshme që lidhen me atentatin e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019, atentat i ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i prokurorit Andi Maloku dhe u plagos Arjan Ndoj i cili më pas u shkarkuar në kuadër të procesit të Vettingut. Si edhe miku i tij Aleksandër Laho ose ndryshe Pëllumb Muharremi i njohur me nofkën Rrumi. Nga të dhënat paraprake rezulton se Nerjaku njihet si një nga kundërshtarët më të fortë të Aleksandër Lahos, ky i fundit i shpallur në kërkim jo vetëm se urdhëroi pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj, por gjithashtu është me masë arresti në burg nga Prokuroria e Posaçme pasi dyshohet se në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal tjetërsonte prona në Durrës dhe Nerjaku njihet gjithashtu edhe për lidhje të forta me bandën e Durrës.

Urdhër arrest është firmosur për Ramazan Rrajën, i cili ndonëse ka pasur dy urdhër të detyrueshme kontrolli nuk është bërë e mundur gjetja e tij.  RENEA ka hyrë dy herë në fshatin Nikël, por nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij. News24 ka mësuar se gjithashtu është firmosur urdhër arrest edhe për shtetasin Julian Meqe që njihet për lidhje të forta me bandën e Durrësit. Deri më tani nuk konfirmohet nëse është arrestuar apo jo përderisa aksioni është në vijim. Ka edhe persona persona të tjerë ndaj të cilëve është nxjerrë masë arresti me burg, por që nuk bëhen të ditura identitetet”, tha më tej gazetarja Lala.

Arena e Lajmit

Nga kontrolli në banesën e Ramazan Rrajës tek arrestimi i Akil Nerjakut, si u zhvillua aksioni Top sekret nga SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook