Bëri për spital mësuesin e motrës pas akuzave për ngacmim seksual, lirohet i riu në Tepelenë. Gjykata: S’i shkaktoi dëme që mund t’i sillnin vdekjen

Mesuesi I Dhunuar

Lirohet nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës Alvi Gumeni, i vëllai i njërës prej nxënësve 13-vjeçare, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës.

Mbajtja e tij në dhomat e izolimit në Komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orarshit pasi Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy dite më parë pasi u vetdorëzua ne Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit Kleanthi Laçi.

Mësohet se lirimi i 29-vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli, e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e të riut emigrant, pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit 59-vjeçar. Rrjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.

Arena e Lajmit

Bëri për spital mësuesin e motrës pas akuzave për ngacmim seksual, lirohet i riu në Tepelenë. Gjykata: S’i shkaktoi dëme që mund t’i sillnin vdekjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook