Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një reagim në Facebook është shprehur se tashmë prioritet kryesor është Tirana.
Gjithashtu Meta thekson se la zhvilluar një takim me nënkryetarin, Endrit Brahimllari dhe drejtues të njësisë 11, duke shtuar se Tirana do të jetë në krye të ndryshimit.
Statusi:
Riorganizimi i Partisë të Lirisë në Tiranë tani prioriteti kryesor. Bashkë me Nënkryetarin Endrit Brahimllari takuam drejtues të njësisë 11. Tirana do të jetë në krye të Ndryshimit. 12 Nëntori dita e reagimit qytetar kunër padrejtësive dhe arbitraritetit. Vetëm kur ngrihet populli ulen çmimet.