Gjermania ka shprehur shqetësim për tensionet mes Serbisë dhe Kosovë, pasi mosmarrëveshja për targat ka shtuar tensionet.
“Mund t’ju them se jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës. Apeli ynë është urgjent për të dyja palët në konflikt që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe ta zgjidhin këtë konflikt në bisedime të drejtpërdrejta. Bëhet fjalë për të bërë kompromise pragmatike tani,” ka thënë Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane.