Akuzat për financimet ruse, Berisha: Rama kujton se me sharje do mbulojë vjedhjet! PD, partia që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Millosheviçit

Ea66fe5d B997 4b84 8d0b 47a519608733

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë takimit me banorët në njësinë numër 9 foli edhe për financimet ruse në PD, duke theksuar se PD është partia që i bëri pluhur financimet ruse në këtë forcë politike dhe se shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Slobodan Millosheviçit.

“Flet ky dhe kujton se me sharje prej ordineri do mbulojë vjedhjet e tij. Ka një javë që merret me financimet ruse. PD i them pasardhësit të lidhur me dosjen Mitroklin, është partia që i bëri pluhur financimet ruse në PD. Është partia e parë që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Slobodan Millosheviçit. Është partia e parë që dogji çdo interes ruse në këtë vend. Kjo parti dha një kontribut historik të jashtëzakonshëm në sigurinë e Europës me gazsjellësin TAP. Kanë dalë dokumente se thuhet se ish-kryetari i partisë ka marrë financime ruse. Njeriu që mbylli dosjen duke i thënë Lulzim se i ke futur duart thellë në financimet ruse. E ka marrë peng Bashën me atë dosje, por nuk mund të marrë peng Partinë Demokratike”, tha më tej Berisha.

Arena e Lajmit

Akuzat për financimet ruse, Berisha: Rama kujton se me sharje do mbulojë vjedhjet! PD, partia që shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme kundër Millosheviçit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook