“Golat u pësuan për fajin i tij”, ish-portieri i Interit akuzon Inzagin: Ka dilema taktike

Golat e pësuar nga Interi në këtë fazë përgatitore kanë ngritur jo pak pikëpyetje për mënyrën si funksion skuadra zikaltër, sidomos tani që nisja e sezonit të ri është fare pranë. Gabimet individuale nga portierët dhe mbrojtësit kanë qenë shpesh arsyeja e këtyre golave, por Valter Zenga mendon se problemi është më i thellë se kaq. Ish-portieri i Interit i ka dalë krah Handanoviçit, duke nominuar trajnerin Simone Inzagi si fajtorin e këtyre rezultateve.

valter zenga

“Interi nuk ka bërë aspak mirë në këtë fazë përgatitore dhe këtë e tregon si fakti që kanë marrë vetëm 1 fitore në 5 ndeshje, ashtu edhe 10 golat e pësuar. Ka ende shumë punë për të bërë, duhet përshtatur loja me Lukakun, Gosens ka nevojë për kohë, ndërkohë që duhen patjetër ndërhyrje në mbrojtje për të plotësuar organikën.

Pastaj të ndalemi pak te golat e pësuar të cilët nuk më duken aspak pasojë e veprimeve të Handanoviçit apo të tre qendërmbrojtësve para tij. Për mua ka një dilemë taktike evidente, të cilën Inzagi nuk po e zgjidh akoma dhe që është parë në gola shumë të ngjashëm të pësuar nga Lioni dhe Vijareali.

Interi, domethënë trajneri, duhet të vendosë nëse do të ketë një skuadër që do të luajë më e tërhequr dhe do të kërkojë vertikalizimin për Lautaron dhe Lukakun apo do të jetë një skuadër e zgjatur. Simone duhet të gjejë mënyrën e duhur për t’i aplikuar idetë e tij, pa e konfuzuar skuadrën”, përfundoi analizën italiani.

Arena e Lajmit


“Golat u pësuan për fajin i tij”, ish-portieri i Interit akuzon Inzagin: Ka dilema taktike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook