Juventusi ka konfirmuar dëmtimin e portierit Vojçek Shezni i cili ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë gjatë miqësores kundër Atletikos.
Ky dëmtim pritet ta mbajë portierin rreth 20 ditë jashtë fushave të lojës duke bërë që polaku të humbasë kështu dy ndeshjet e para të kampionatit kundër Sasuolos dhe Sampdorias.
Në këto kushte tekniku Maks Alegri është i detyruar të aktivizojë nga minuta e parë italian Matia Perin me 29-vjeçarin që do të zëvendësojë Sheznin gjatë kohës që ai do të jetë jashtë.
Arena e Lajmit