Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez ka folur në momentin e prezantimit të ekipit në “Camp Nou”, duke premtuar se ai dhe skuadra do të garojnë për trofe. Për këtë ai ka kërkuar sakrificë nga e gjithë skuadra dhe një mbështetje nga e gjithë tifozeria.
“Jam shumë i lumturuar nga kjo skuadër. Unë jam i pari nga skuadra që dua t’i lumturoj tifozët tanë dhe e vetmja mënyrë për t’i gëzuar janë trofetë. Ky është objektivi parësor. Nuk premtoj se do të fitojmë trofe, por premtoj se do të lëmë këmbët në fushë, do të japim shpirtin për t’ia dalë, por për këtë dua mbështetjen e të gjithëve”, tha Çavi . Trajneri i Barçës ka folur dhe pas takimit kundër Pumas, duke theksuar se ekipi i tij tashmë është gati për nisjen e sezonit.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, veçanërisht në pjesën e parë. Kemi bërë presing lart, kemi luajtur shumë në krahë. Leva është një lojtar i shkëlqyer, kjo nuk diskutohet”, tha ai.
Arena e Lajmit