Borusia Dortmund nuk ka vonuar që të gjejë një zëvendësues për Sebastian Haller, i cili u diagnostikua me tumor malinj në javët e mëparshme. Klubi i Bundesligës bëri të ditur se ka siguruar firmën me një sulmues me shumë eksperiencë, “veteranin” Antoni Modeste.
Haller mendohej se do të zëvendësonte me golat e tij Haland i cili u largua drejt Mançeste Sitit. Por sulmuesi i afruar nga Ajaksi, gjatë fazës përgatitore u diagnostikua me tumor malinj dhe iu nënshtrua menjëherë terapive mjekësore. Kjo bëri që Borusia të niste kërkimin për një tjetër lojtar në repartin e avancuar, pasi nuk kishte shumë alternativa përpara.
Pas shumë negociatash, zgjedhja ra te Modeste, i cili ka provuar veten në Bundesligë me fanellën e Këlnit dhe është një 9 perfekte për skemat e skuadrës së Dortmundit. Futbollsiti 34-vjeçar ka firmosur deri në fund të këtij edicioni me Borusian, e cila shpreson që në pjesën e dytë të sezonit të marrë lajme pozitive nga Haller.
✍️ #Modeste unterschreibt bis 2023
Der #BVB hat auf den längerfristigen Ausfall des erkrankten Sébastien #Haller reagiert und in Anthony #Modeste einen Mittelstürmer verpflichtet. Der 34 Jahre alte Franzose absolvierte heute den Medizincheck.
👉 https://t.co/rm6xcI6Oxj pic.twitter.com/UCoUqIqmnf
— Borussia Dortmund (@BVB) August 8, 2022
Arena e Lajmit