Dështimi më i bujshëm, edhe Sasuolo i jep lamtumirën Kupës së Italisë që në raundin e parë

Kupa e Italisë vazhdon me “gijotinën” e ekipeve të Serisë A. Që në turin e parë të saj, ka shkuar në 5 numri i skuadrave të Serisë A që i kanë dhënë lamtumirën turneut në mënyrë të papritur, edhe pse vlerësoheshin si favorite të dukshme për të vazhduar më tej. Sot e kishte radhën eliminimi më i bujshëm deri tani, ai i Sasuolos.

sass

Klubi i cili ka bërë emër në vitet e fundit në Serinë A duke vënë në vështirësi edhe skuadra më të mëdha, është eliminuar në mënyrë të papritur në transfertën përballë Modenës, duke u mundur me shifrat 3-2. Falçineli dhe dy golat e Mosti, bënë të pavlefshme penalltinë e transformuar nga Berardi në pejsën e parë si dhe golin e Ajhan në fund të sfidës.

Kështu, Sasuolo i bashkohet Empolit, Leçes, Veronës dhe Salernitanës si skuadrat e Serisë A të cilat u eliminuan menjëherë nga gara në Kupën e Italisë.

Arena e Lajmit


Dështimi më i bujshëm, edhe Sasuolo i jep lamtumirën Kupës së Italisë që në raundin e parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook